BREAKING NEWS

Kush po i shpërndan informatat e policisë për aksionet në veri? Ky është versioni i IPK-së

Aksionet e policisë në Mitrovicën e Veriut në disa raste rezultuan të pasuksesshme pasi pati rrjedhje të informacioneve. Inspektorati Policor po dyshon mund të ketë zyrtarë policorë të përfshirë në shpërndarje të informatave dhe se tashmë kanë filluar hetimet për zbulimin e këtyre personave.

Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i IPK-së, tha për RTK se dyshon se për këto informacione po dalin pasi para zhvillimit të aksioneve në atë pjesë po përfshihen agjenci të ndryshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Dyshojmë që ka pas rrjedhje të informacioneve për shkak se në momentin që ka arritur policia në lokacionet për të cilat ata kanë qenë të destinuar të bastisen del që informacionet kanë qenë paraprakisht të personat e dyshuar dhe nuk janë gjetur në vendin e caktuar”, tha ai.

Ky institucion ka marrë dritën e gjelbër nga Prokuroria e Shtetit për të filluar hetimet ndaj zyrtarëve policorë që dyshohen për shpërndarje të informacioneve.

“Ne kemi filluar disa hetime, disa autorizime prej prokurorëve që të zhvillojmë hetime në drejtim të zbulimit se kush i ka nxjerrë këto informacione. Sigurisht që mund të ketë zyrtarë të inkriminuar në rrjedhje të informacionit”, tha Hodaj për RTK.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago