Gjykata Kushtetuese sot pritet të marr vendimin për të ardhmen politike në vend.
Indeksonline ka raportuar sot se gjyqtarët kanë mbajtur mbledhjen finale, pas së cilës pritet të bëhet publik vendimi.
Ndërsa tani gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, nga komunitetet jo shumicë Bajram Latifi shihet teksa del nga Gjykata.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës deri me 29 maj.
Gjykata pritet të qartësojë se a ka të drejtë që partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit të formojë Qeverinë e re, apo këtë të drejt e gëzon vetëm partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.