Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke mbajtur në duar një letër me targa KS. Këto targa, Serbia ka propozuar që të përdoren nga serbët në Kosovë. Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund të pranojë targa që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë.
Vuçiq duke folur për RTS-në, ka thënë se kërkesa do t’i dërgohet KFOR-it nesër në një pikëkalim kufitar.
Lexo Edhe:
Sipas Vuçiq, për vendimin ka pasur pajtim unanim dhe është marrë në një mbledhje elektronike të qeverisë.
Ai ka thënë se kthimi i forcave serbe në Kosovë do të jepte efekte pozitive dhe do t’i ulte tensionet në veri, transmeton Gazeta Express.
Këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë sonte në një mbledhje që ka filluar në ora 08:00.
Mbledhja është ndjekur edhe nga Vuçiq.
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…