Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë.
Vuçiq duke folur për RTS-në, ka thënë se kërkesa do t’i dërgohet KFOR-it nesër në një pikëkalim kufitar.
Lexo Edhe:
Sipas Vuçiq, për vendimin ka pasur pajtim unanim dhe është marrë në një mbledhje elektronike të qeverisë.
Ai ka thënë se kthimi i forcave serbe në Kosovë do të jepte efekte pozitive dhe do t’i ulte tensionet në veri, transmeton Gazeta Express.
Këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë sonte në një mbledhje që ka filluar në ora 08:00.
Mbledhja është ndjekur edhe nga Vuçiq.