Historiani Arben Llalla ne nje lidhje direkte për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin ka komentuar vendosjen e bustit të Vasil Shahini, në Derviçan nga Bashkia e Dropullit. Historiani ka theksuar se Shahini është një ndër ekstremistët grek i cili është dhe themeluesi i organizuatës terroristë MAVI e cila ka kryer një sërë masakra ndaj shqiptarëve në jugun e Shqipërisë.
“Vasil Shahini ka qene sekretar i përgjithshem i Voroi-Epirit. Ka marre pjese ne masakrat e 1914 në jugun e Shqipërisë dhe ne vitin 1942 ka themeluar një organizatë terroriste MAVI që ka organizuar disa sulme terroriste dhe njihet per masakren e Peshkëpisë. Shahini përfaqëson intelektualin që themeloi organizatën mavi por nuk janë të rastësishëm vendosja e busteve e Vasil Shahinit e Thoma Loli një tjetër terrorist që ka bërë masakra në jugun e Shqipërisë dhe pritet dhe busti i Kaçifës që janë hedhe themelet në Bularat të Gjirokastër. Greqia pjesa ekstremiste e mbeshtetur nga një pjesë e minoritetit grek behet per te acaruar marrëdhëniet me shqiptarët. Çdo gjë eshte e kordinuar me sigurine dhe institucionet greke. Nuk janë rastësi do vendosen dhe shumë të tjerë,” tha historiani Llalla.
Sipas historianit është strategji e grekëve vendosja e busteve dhe rritja e kërkesave të tjera për të drejtat e minoritetit që më pas ti përdorë në OKB për të bërë dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë.
“Tashmë do ju jap dhe nje informacion tjetër që është zgjerimi i varresave greke që i kanë në Përmet dhe eshtrat e fëmijëve shqiptarë dhe pleqve janë ndarë gjys për gjys duke i cilësuar një pjesë ushtarë grek. Këto i duhen Greqisë për të vënë piketimet që me pas të kërkoje në OKB aneksimin e jugut të Shqipërisë”, ka thënë ai.
Gjithashtu nga ABC-ja e Mëngjesit historiani ka deklaruar se grekët po bëhen gati për një paradë që do të zhvillojnë të dielën e 16 shkurtit ku do të kërkojnë autonominë e Vorio Epirit.
“Më 16 shkurt kur shteti grek,qeveria greke do të organizojnë paradë me rastin e 107 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit që do të ketë paradë zyrtare dhe britma të ekstremistëve grek për luftë ndaj Shqipërisë ku do të kerkohet marrja e autonomisë së Vorio-Epirit”, është shprehur Llalla.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…