FOTO&VIDEO

Vepra mbi luftën e Kosovës shfaqet në 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit

Në 30 vjetorin e “Revolucionit paqësor” gjerman, gjegjësisht rrëzimit të Murit të Berlinit, më 9 e 10 nëntor në Thüringen shfaqet oratoriumi “The Armed Man: A Mass for Peace” (Njeriu i armatosur: një meshë për paqen), shkruan thueringer-allgemeine.de.

Fjala është për një vepër komplekse arti skenik që i është kushtuar Kosovës, gjegjësisht viktimave të popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit. Autor i “Meshës…” është kompozitori uellsian (Britani e Madhe) Karl Jenkins, transmeton albinfo.ch.

Këtë vepër,e cila tashmë është vënë me dhjetëra herë në skenë nga autorë dhe trupa të ndryshme në Gjermani, Jenkins e ka shkruar në vitin 1999. Ajo është vënë për herë të parë në skenë në prill të vitit 20’00 me kërkesën e muzeut të armëve në Londër, në kuadrin e aktiviteteve të shënimit të kalimit në mileniumin e ri.

Vepra është kompozuar për kor, orkestër harqesh, instrumente me frymë dhe për bateri. Ajo përmban tekste të meshës latine me psalme, poezi të Rudyard Kipling, Jonathan Swift por edhe tekste nga Mahabharata si dhe një tekst të një dëshmitari të bombardimit me bomba atomike të Hiroshimës.

Në disa nga inskenimet e këtij oratoriumi është futur edhe kënga e muezinit, e kënduar në mënyrë autentike nga një klerik mysliman, shkruan albinfo.ch.

“The Armed Man: A Mass for Peace” është oratoriumi i luajtur më së shumti në botë në këtë shekull, për të gjallë të autorit.

Në bazë të gjithë veprës qëndron një këngë franceze e ushtarëve nga shekulli 15.

Shfaqja e parë jepet më 9 nëntor në Neustädter Katharinenkirche në Eschwenge me fillim në orën 18. Ndërsa repriza e saj më 10 nëntor në Mühllhäuser Kornamatkirche.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago