Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për largimin nga puna të punonjësve të administratës publike.
Në Podujevë ku po bëhej promovimi i kandidatit të PDK-së Naim Fetahut për kryetar Komune, Kadri Veseli ka deklaruar se partia e tij ka qenë në pushtet për 12 vjet, por nuk ka larguar njerëz nga puna.
“Nuk është qeverisje e mirë ajo e cila vetëm mundohet ta mashtrojë qytetarin e vet. Përveç fjalëve duhet pasur edhe vepra sepse veprat janë ato që mbesin. Stuhitë e largimit të njerëzve prej punës nuk janë të mira. Lehtë është të largohen njerëzit nga puna”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka thënë se derisa PDK ka qenë në pushtet, nuk e ka larguar askënd nga puna.
“Rasti konkret është bashkëluftëtari ynë që është larguar nga puna – drejtori i Doganës, Bahri Berisha. Pse me largu?. Nuk duhet të largohen shqiptarët prej punës. Kemi qenë në pushtet për 12 vjet, por nuk kemi larguar njerëz nga puna. Jemi munduar me qenë afër secilit qytetar të Kosovës”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…