Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Qeveria Kurti në 50 ditët e saj ka bërë gabimet më të rënda.
“Kjo Qeveri ka shkuar më tej në një pozicion prej ku ishim ne, me spekulime për marrëveshje sekrete, formulim tragjik për raportet tona me SHBA”, ka thënë Veseli në Rubikon.
“Kishim informacione se kishte marrëveshje të Kurtit përkrah injorimit të SHBA-së me një zyrë që ishte zyra e Josep Borrellit për tejkalimin e situatës së taksës”, ka shtuar ai, duke iu referuar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.
Veseli ka thënë se Albin Kurti javë më parë ka kundërshtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë pas paraqitjes së koronavirusit, ndërsa sipas tij, ai ka lejuar që Serbia të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në veri të vendit.
“Papërgjegjësia e kësaj Qeverie është duke e krijuar Vuciqin një hero duke thënë se ‘bukën po ua japim shqiptarëve’. Me jetë nuk do të lejoja Qeverinë e Serbisë që të imponojnë vendime të shtetit serb në Kosovë”.
“Ai po e pranon gjendjen emergjente të Aleksandër Vuçiq dhe po e pengoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Ai thoshte “Nuk po e shpallim gjendjen e jashtëzakonshme” por po e lejon një shtetet tjetër të futet në territor të Kosovës dhe të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”.