Hysni Mehani, i cili deri para pak orëve ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Skenderajt i është kundërpërgjigjur kandidatit të PDK-së për këtë post, Sami Lushtakut, i cili i tha Mehanit se “kush është ky, nuk po e njoh”.
Mehani iu kundërpërgjigj Lushtakut duke i thënë se është ai djali që dikur ia zinte rrugën e i tregonte se ia di shtëpinë, ku e ka familjen e ia njeh dajtë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një video ku shihet vet ish kandidati i VV-së për të parin e Skenderajt duke u shtyrë me disa persona.
“Videoja që paska dalur sot nuk e kam ditur që ekziston, një provë më shumë për prokurorinë. Nuk jam goditur por ka pasë tentim për goditje. Siç edhe po e shihni në video, nuk jam nga ata që trembem nga banditët. Përkundrazi, janë banditët e sojit të Murat Mecinit që provon të më godas tinëzisht dhe ikë e struket”.
“Video e dalë sot, është e ditës kur është sulmuar asamblisti Malsor Bejta, pra 28.09.2018. Unë jam duke u shtyrë aty për të hyrë në komunë dhe për t’i dalur në ndihmë Malsor Bejtes. Pra, kam shkuar vrap nga zyra në komunë për t’i dalë në ndihmë Malsor Bejtes. I tillë jam unë”, është shprehur Mehani.
Tutje, ai thotë se është dashur postimi i tij që Partia Demokratike e Kosovës të nxjerr një provë për prokurorinë ku tha se “kjo dëshmon që PDK është organizatë kriminale që fsheh fakte dhe i nxjerr ato kur i duhen”.
“E di që jeni shqetësuar, Lëvizja është rritur shumë, por nuk kam çfarë ju bëj, çdo organizatë kriminale e ka një fund. Dhe ky është fundi i juaj. Unë do të jem këtu, me aq sa kam takat do të luftoj padrejtësinë”, ka shkruar Mehani në llogarinë e tij në Facebook.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…