Është vetëdorëzuar në Polici, 23-vjeçari Azgan Mërnica, i cili akuzohet se dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri efektin e forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia, 28 vjeç, në fshatin Baltëz të Fierit.
Ai ka qenë i shoqëruar nga një i afërm i tij dhe është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Fierit.
Prokuroria e Fierir ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit, ku shkaku dyshohet se ka qenë kalimi në një rrugë të ngushtë të fshatit.
Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…