Shoqata e Veteranëve të Luftës së Kroacisë, ka kërkuar që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të shpallet “persona non grata” në Kroaci.
“Fuqishëm dënojmë përpjekjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që të hyjë në territorin kroat pa lajmëruar, si dhe mbështetjen që i ka dhënë kryetari i SDSS-së, Milorad Pupovac”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia kroate e lajmeve Hina, raportoi Danas.
Provokimi më i fundit, sipas veteranëve të luftës kroate, është që një president i një vendi të hyjë në Kroaci përmes kanaleve jozyrtare.
Madje, në deklaratë rikujtohet roli i Aleksandër Vuçiç në vitet e 90-ta dhe nxitja e tij e vazhdueshme e urrejtjes në vitet e fundit.
Ata thonë gjithashtu se çdo vit, në prag të përkujtimit të operacionit “Stuhia”, Vuçiç vjen me ndonjë provokim të ri, duke i shfrytëzuar viktimat e Jasenovacit për qëllime politike ditore.
“Këtë vit ai i shtoi kësaj edhe nënçmimin e institucioneve kompetente të shtetit kroat, ku iu bashkua edhe Pupovac, me deklaratat e tij të pritshme patetike për të relativizuar shkeljet e fundit të rregullave diplomatike”
Në deklaratë, Vuçiç quhet “Milosheviç i vogël”, rizgjedhja e të cilit president i Serbisë, sipas organizatës, “dëshmon se ideja e Serbisë së Madhe nuk ka vdekur”.
Për Pupovacin thonë se Vuçiç është një ventrilokuist dhe një “nepërkë në gjirin e Kroacisë” që po pasurohet prej vitesh duke parazituar buxhetin e shtetit kroat.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…