Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç, ka paralajmëruar se Beogradi zyrtar kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për siç tha ajo, krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.
Mirëpo, kjo deklaratë e kësaj ministre është pritur me humor nga disa veteranë të UÇK-së. Ish-ushtari, Baki B. Feta ironizoi duke thënë se “mirëpret” ndjekjen nga Kurboviqi.
“Valla me na nxan ti personalisht hiq gajle s’ish kanë, hahaha…”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, ministrja serbe e Drejtësisë deklaroi se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër, siç shprehet ajo, “kri minelëve të luftës”.
Pasi institucioneve të Republikës së Kosovë iu referua si “të përkohshme”, ajo foli edhe për nismën për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së – të cilën e quajti përpjekje të dëshpëruar për të shmangur të vërtetën për UÇK-në, e cila nga ministrja serbe u cilësua “organizatë ter roriste”.
Javë më parë, Organizata e Veteranëve UÇK-së njoftoi se një ish-ushtar i saj u ndalua, e më pas lirua, gjatë qëndrimit në Shqipëri me flet-arrest nga Interpoli, bazuar në listën e dorëzuar nga Serbia.