FOTO&VIDEO

Vetëvarje në Dubravë, autoritetet thonë se s’kishin parë kurrë një mënyrë të tillë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se në orën 7 e 30 në Qendrën Korrektuese në Dubrave, një i burgosur me iniciales E.SH është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.

“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës”, thuhet në njoftim.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se një mënyrë e tillë e vetëvrasjes nuk është hasur asnjëherë, pasi të gjitha rastet kur është kryer ndonjë vetëvarje, akti është kryer nga ndonjë lartësi më e madhe, por jo nga një krevat me lartësi pothuajse më të vogël se 1 metër e gjysmë.

“Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së , pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë habitshme”, shpjegon njoftimi i SHKK’së, raporton Express.

Personi i cili është vetëvarur ka qenë i dënuar për vjedhje të rëndë.

“SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend.”, shton tutje SHKK.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago