POLITIKE

Vetëvendosja, paqe me Ramën/ Nuk regjistrohet në zgjedhje, pezullon aktivitetin

Në zgjedhjet e 14 majit, do të marrin pjesë 48 parti politike, dhe të gjitha së bashku kanë futur në garë rreth 22 mijë kandidatë, të cilët aspirojnë të futen në pushtetin lokal. Por në këtë konglomerat subjektesh dhe individësh që duan të përfshihen në politikë, qoftë edhe në parlamentet vendore, bie në sy mungesa e Vetëvendosjes.

Ata që në Kosovë sot drejtojnë qeverinë dhe në 2021 synuan dhe Tiranën kësaj radhe kanë zgjedhur të braktisin garën elektorale, mision për të cilën partitë ekzistojnë. Vetëvendosje nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për regjistrim në zgjedhjet lokale por drejtuesit e saj në Tiranë thonë se në fakt ata nuk kanë qenë kurrë parti.

Pra nuk kanë synuar kurrë të marrin pushtet politik në Shqipëri.

“Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar si parti politike, por si organizatë e shoqërisë civile. Nuk ka ndonjë vendim për të marrë pjesë në këto zgjedhje, as duke u regjistruar si parti, as duke mbështetur kandidatë të pavarur.”, tha Bojken Abazi.

Zyrat e saj në kryeqytet janë ende të njëjtat, mbajnë logon e Vetëvendosjes, por nuk po kryejnë asnjë aktivitet elektoral.

“Vetëvendosja erdhi në Shqipëri në vitin 2021, duke ngjallur kureshtje por edhe pritshmëri, sepse në fushatë u përfshi personalisht Albin Kurti. Partia e re mori pjesë në garë vetëm në 3 qarqe, po as në Tiranë, as në Gjirokastër e as në Lezhë nuk fitoi dot ndonjë mandat deputeti.
Sot, dy vjet më pas, siç thonë aktivitët, organizata përkohëshisht ka pezulluar çdo lloj aktiviteti.

Kreu i Vetëvendosjes ndërkohë, nuk i ka pezulluar vizitat në Tiranë. Përkundrazi, janë pezulluar tensionet mes tij dhe Edi Ramës. Takimi i Ohrit, presioni ndërkombëtar për t’u ulur e gjetur paqen me Serbinë, shtimi i presionit të brendshëm politik në Kosovë, por edhe dashamirësia e Ramës për të bashkëndarë me Kurtin akuzat për tradhti kombëtare e kanë bërë Kurtin të fokusohet më shumë në punët e Prishtinës sesa Shqipërisë.“, raporton gazetarja Esiona Konomi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago