POLITIKE

Vetëvendosje e citoi Kushtetutën e Serbisë në ankesën për dekretin e Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që të arsyetojë kërkesën e saj për pezullim të vendimit të presidentit për dekretim të mandatarit, duke iu referuar një neni të Kushtetutës së Serbisë. Serbia në aktin kryesor juridik, Kosovës iu referohet si pjesë përbërëse të territorit të saj.

Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të interpretoj vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretim të mandatarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për ta bërë këtë, nga kjo parti në kërkesën që është nënshkruar nga 30 deputetë të grupit parlamentar iu janë referuar Kushtetutave të gjashtë shteteve.

Përveç Kroacisë, Sllovenisë, Gjermanisë, Greqisë, e Shqipërisë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti e ka arsyetuar kërkesën e tyre ndaj Kushtetueses, duke përmendur edhe një nen nga Kushtetuta e shtetit serb.

Në këtë nen që citon Vetëvendosje, saktësisht neni 130 thuhet se nëse parlamenti rrëzon qeverinë me anë të mocionit, atëherë presidenti duhet të zgjedhë qeverinë e re. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shpallen zgjedhjet e reja.

Kushtetuta e Serbise, neni qe iu eshte referuar Vetevendosje

Vetëvendosje ka zgjedhur për referencë karshi kërkesës së saj, Kushtetutën e një shteti që nuk e njeh territorin e Kosovës, e as pavarësinë e saj, madje, e konsideron pjesë përbërëse të territorit të Serbisë, duke iu referuar si Kosova dhe Metohia ne preambulën e saj.

“Duke u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe barazisë së të gjithë qytetarëve dhe pakicave etnike në Serbi dhe duke u nisur nga ajo se Kosova dhe Metohia janë pjesë përbërëse te territorit të Serbisë, e cila ka pozitën e autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe nga kjo pozitë rrjedhin të gjitha obligimet kushtetuese të organeve shtetërore që t’i përfaqësojnë dhe t’i mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë e Metohi dhe në marrëdhëniet me jashtë qytetarët e Serbisë shpallin Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, shkruhet për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago