Para se të përfundojë afati kohor i ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje, këto dy subjekte pritet të takohen edhe një herë këtë vikend.
Kështu kanë konfirmuar nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos e bërë të ditur ditën e takimit.
Sipas VV-së, zyrtarë të dyja partive kanë konfirmuar një takim të mundshëm këtë vikend.
“Po është thënë që do të ketë në vikend edhe nga zyrtarë të të dy partive. Kur, qysh e tek se di në detaje”, thanë nga Vetëvendosje.
Tutje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dje u shprehën se ata nuk i ndërrojnë qëndrimet e tyre lidhur me ofertën, duke mos hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.
Të njejtin qëndrim e kanë dhënë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke konfirmuar edhe njëherë se Glauk Konjufca nuk do të heqë dorë nga posti i të parit të Kuvendit të Kosovës.