POLITIKE

Vetëvendosje i reagon PDK’së që tha se ia rrahën aktivistin në Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, pasi PDK’ja në Ferizaj tha se aktivistë të Vetëvendosjes e kanë rrahur një aktivist të sajin. LVV, përmes një komunikate, thotë se nuk e kanë sulmuar askënd dhe se ato të PDK’së janë akuza të rrejshme.

Anëtari i PDK’së, Jakup Sabedini, ka thënë se është sulmuar fizikisht, e PDK në Ferizaj për këtë rrahje e ka akuzuar LVV’në.

Partia e Albin Kurtit shpreh keqardhje ndaj asaj që i ka ndodhurSa bedinit dhe kërkon nga organet e drejtësisë të zbardhet rasti, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo LVV përmend se ky rast ka ndodhur para tre ditëve, ndërsa reagimin e vonshëm të PDK’së e sheh si tentativë pëe të nxitur opinionin publik.

Komunikata e plotë:

LVV nuk ka sulmuar askënd, këto janë akuza të rrejshme

Lidhur me sulmin ndaj anëtarit të PDK-së Jakup Sabedini, ne si Qendër e Lëvizjes në Ferizaj, kemi mësuar vetëm përmes mediave. Pasi u interesuam, duke pyetur aktivistët tanë që drejtojnë në pikat tona në lagje e fshatra, ne mund të themi me siguri se nuk ka asnjë përfshirje aktivistësh në këtë ngjarje.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj shpreh keqardhjen për sulmin ndaj Jakup Sabedinit dhe urojmë që ai të bëhet mirë sa më shpejt. Po ashtu, presim nga organet e rendit që të gjejnë cilët kanë qenë sulmuesit e t’i vënë përballë përgjegjësisë ligjore.

Fakti se thuhet që ngjarja ka ndodhur para tre ditësh, e reagimi i PDK me akuza të pabazuara vjen vetëm sot, tregon se dikush po interesohet të nxisë opinionin publik, përmes shpifjeve e lajmeve të pavërteta.

Aktivistët e Lëvizjes nuk janë të përfshirë, prandaj kryesit e vërtetë duhet të kërkohen diku tjetër.

Dhuna është e dënueshme por dhe shfrytëzimi i emrit të Lëvizjes për shpifje e akuza të rrejshme si kjo është i padrejtë, ndonëse e kuptojmë që PDK-ja në këtë kohë nuk ka temë tjetër, e vetëm lajmet e pavërteta i shohin si mundësi për të kthyer vëmendjen.

Kërcënimet, dhuna, inskenimet e situatave kanë qenë formë e veprimit të pushtetit të mëparshëm, që fatkeqësisht në qytetin e Ferizajit po vazhdon.

Shpresojmë që rasti të shqyrtohet nga organet përkatëse e përgjegjësit të dënohen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago