Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për 28 nëntor ka organizuar mbajtjen e një marshi paqësor.
Ky marsh ka për qëllim kundërshtimin ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ndërhyrjeve në punët e brendshme si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës.
Kjo qendër ka kërkuar që Vuçiq të shpallet “Persona non grata” në Shqipëri.
“Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare. Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviçit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to. Vuçiçi dhe gjithë politikanët e tjerë shovenë, nuk mund ta zhbëjnë këtë realitet. As nuk mund ta evitojnë njohjen e Kosovës me formula si “Mini-Schengeni””.