POLITIKE

Vetëvendosje po synon ta bëjë Surroin Ministër të Jashtëm

Partia e Albin Kurtit ka nisur përpjekjet për ta bërë Veton Surroin Ministër të Jashtëm.

Burime të Express brenda VV’së kanë thënë se ish-Shefi i Partisë ORA, Veton Surroi, mund të bëhet Shef i diplomacisë kosovare.
Këtë opsion është duke u munduar ta realizojë Partia e Albin Kurtit.

Autori i librit “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” ka pasur një afërsi me Vetëvendosjen prej kur kishte dështuar ta kalonte pragun në garën elektorale të vitit 2007.

Madje, në zgjedhjet e fundit ka dalë hapur pro fitores së partive opozitare, VV’së e LDK’së.

Ish-gazetari ishte përmendur edhe për shef të diplomacisë shqiptare pasi Edi Rama kishte vendosur të emëronte dikë nga Kosova si kryediplomat. Kur kishte ndodhur bllokada më 2011, themeluesi i “Kohës Ditore” ishte përmendur edhe për Shef të Shtetit por këtë pozitë ishte rezervuar për Atifete Jahjagën.

Zyrtarët e Partisë së shuar të Surroit janë shpërndarë në LDK e Vetëvendosje duke marrë pozita udhëheqëse në këto parti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nisur të kërkojnë emra për Ministra edhe jashtë partive të tyre për të ndërtuar një Qeveri sa më kredibile. Përpos në diplomaci, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po kërkojnë emra të pakompremetuar për t’i vënë në krye të dikastereve qeveritare.

Albin Kurti për herë të parë doli i pari në zgjedhje duke fituar 32 deputetë. LDK e dyta me 29 të zgjedhur të popullit.

Një muaj para zgjedhjeve, Surroi kishte thënë se ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër duket reale dhe kishte lavdëruar Vetëvendosjen për ofertën që ia kishin bërë LDK’së për koalicion parazgjedhor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago