VIDEO: 27 persona hipën në një automjet 3-vendëshe në Indi

Në shtetin Uttar Pradesh të Indisë, 27 persona hipën në një automjet 3-vendësh.

Në Fatehpur, në shtetin Uttar Pradesh, në Indi, 27 persona hipën në një automjet 3-vendësh (tuk-tuk).

https://twitter.com/i/status/1546870949567500294

Shoferi, i cili tentoi të arratisej pasi policia tentoi të ndalonte mjetin me arsyetimin se po ecte me shpejtësi, u kap para se të ikte. Pamjet e policisë që shkarkonte dhe numëronte personat në automjet një nga një u bënë virale në një kohë të shkurtër në rrjetet sociale.

Shefi i policisë së Fatehpur, Rajesh Kumar tha se ishte i tronditur kur pa kaq shumë njerëz në automjet dhe tha se automjeti u sekuestrua me arsyetimin se ishte shkelur shpejtësia e kufizuar dhe transportonte njerëz më shumë se kapaciteti i tij.