Një 29-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi ka tentuar që kalojë në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë 57 mijë euro, pa i deklaruar më herët ato. Bëhet fjalë për të riun nga Kukësi me inicialet E. P. Burime zyrtare bëjnë me dije se 29-vjeçari, kishte fshehur paratë në dy pako të mbështjella brenda makinës me targa gjermane, por ato u pikasën gjatë kontrollit të bërë nga Policia Kufitare e Vlorës. Ndaj tij ka nisur një hetim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
“Policia Kufitare e Vlorës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 57000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, njofton policia.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…