Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 21 të tjerë janë lënduar, përfshirë dy në gjendje kritike.
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një nga direkët 45 metra të lartë i anijes “Cuauhtémoc” godet urën, duke u shembur mbi kuvertë. Në atë çast, marinarët ndodheshin mbi direkë si pjesë e një ceremonie tradicionale detare, të njohur si “manning the yards”. Mendohet se anija pësoi një defekt mekanik, që solli humbjen e kontrollit dhe e la në mëshirën e rrymave të lumit, shkruan A2 CNN.
Sipas dëshmitarëve, një person mbeti i varur për 15 minuta para se të shpëtohej. Shumë të plagosur u transportuan me urgjencë në spital. Anija kishte mbërritur në qytet këtë javë si pjesë e një turi promovues për ngjarjen Sail4th në vitin 2026.
Autoritetet konfirmuan se ura nuk pësoi dëmtime strukturore