VIDEO / “Armiqtë” e përbetuar politikë, Rexhep Selimi dhe Xhavit Haliti si dy miq të vërtetë shijojnë rrezet e diellit në bregdet

Ata janë përplasur disa herë ashpër, si në Kuvend ashtu edhe në debatet televizive. Janë pjesë e dy partive me qëndrime krejtësisht të kundërta dhe shpesh edhe armiqësore në aspektin politik.

Bëhet fjalë për shefin e grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin dhe anëtarin e PDK-së dhe ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin.


Mirëpo, duket se gjërat jashtë kamerave dhe sallës së Kuvend qëndrojnë më ndryshe.

Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive nga ndeja miqësore e Rexhep Selimit me Xhavit Halitin sot në bregdetin shqiptar.

Bashkë me ta është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ish deputet i PDK-së.

Takimi duket tepër miqësore dhe reklasues, siç duken edhe veshjet relaksuese dhe bregdetare të bashkësbiseduesve. Për më shumë, shihni videon: