POLITIKE

Abdixhiku për deklaratën e Aliut: Kundërshtarë të brendshëm, Kosova udhëhiqet nga mohuesit e shtetësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha mbrëmë se e sheh Kosovën më shumë si projekt të përkohshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abidxhiku ka thënë se Kosova sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj dhe mohues të shtetësisë.

Ai i ka quajtur pushtetin ‘kundërshtarë të brendshëm’, që sipas tij kanë një atdhe të dytë.

Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë.  Ne kemi vetëm Kosovën”, shkroi Abidxhiku.

Deklarata e ministrit Aliu, se “Kosova është projekt i përkohshëm”, ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale.

Deklarata e ministrit Aliu, se “Kosova është projekt i përkohshëm”, ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale.

Aliu ka befasuar mbrëmë me këtë deklaratë që e dha në emisionin “ZANAT” në T7.

Ai tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

“Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë Ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë Aliu.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë deklaratën e Aliut, duke thënë se nuk e ka parë paraqitjen e ministrit, por është njoftuar se ai ka qenë në një emision festiv.

“Nuk po më duhet e përshtatshëm që unë të komentojë emisione televizive që nuk i ka pa, por zëdhënësi im Përparim Kryeziu më tha që ai ka qenë emision festiv, por këtu sot jemi për punë që po bëhen për qytetarët në të mirën e tyre dhe ky është përqendrimi ynë”, tha Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

11 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago