Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi. Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes së një autobusi nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Obzovicës, në rrugën Budvë-Cetinje.
Sipas televizionit Vijesti, 17 persona janë të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e Cetinjes, derisa njëri i lënduar rëndë është transferuar në Qendren Klinike në Podgoricë.
Raportohet se në autobus gjendeshin 35 udhëtarë, në mesin e tyre nuk kishte fëmijë.
Shoferi i autobusit është ndaluar nga policia.
Ai iu tha ekipit mjekësor se kishte ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës.
Më pas ai tha se autobusi kishte goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës duke përfunduar në përrockë.
Televizioni në fjalë raportohet se ekipet emergjente janë në pritje të mjetit për tërheqjen e autobusit nga gremina.
Sipas atyre aty do të kontrollohet nëse dikush ka mbetur poshtë autobusit si pasojë e aksidentit
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…
Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…