Destabiliteti i Sirisë po shfrytëzohet si kurrë më parë nga Izraeli, i cili prej disa javësh po kryen sulme intensive ndaj këtij vendi.
Mediat e huaja raportojnë se së fundmi shteti hebre sulmoi disa baza ushtarake në rajonin bregdetar sirian të Tartus dhe se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkaktoi një lëvizje në shkallën Rihter. Aty ruheshin raketa tokë-tokë dhe municione të tjera, të cilat e kthyen shpërthimin në një tërmet.
Avionët luftarakë izraelitë qëlluan mbi objektiva të ndryshëm, duke përfshirë bazat e mbrojtjes ajrore dhe kampet e raketave, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Këto ishin sulmet më të rënda në Tartus që nga fillimi i sulmeve izraelite në 2012.
Në Tartus ishte gjithashtu një bazë detare ruse në Tartus, e cila u ndërtua në vitin 1971 gjatë kohës sovjetike. Ishte qasja e vetme e Rusisë në Mesdhe dhe shërbeu si qendër për dërgimin e armëve dhe furnizimeve gjatë luftës civile siriane.
Që nga përmbysja e tiranit sirian Bashar al-Assad, Izraeli ka bombarduar disa objektiva ushtarake dhe depo armësh në Siri për të parandaluar që ato të bien në duart e rebelëve islamikë.
Këto përfshijnë fabrikat kimike të Assad-it dhe rrugët e furnizimit me armë të Iranit për organizatën terroriste Hezbollah.
Izraeli gjithashtu u zhvendos në një zonë tampon me Sirinë në lartësitë e pushtuara të Golanit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…