LAJME

VIDEO/ Çfarë u zbulua në veri të Gazës? Ushtria izraelite publikon pamjet e tuneleve nëntokësore të Hamasit

Pas 30 ditësh lufte, Izraeli vazhdoi sulmin brutal ndaj Hamasit gjatë natës, me avionët e IDF-së që goditën një ‘bazë terroriste’, trupat që luftonin militantët në ‘lagjet e afërta’ dhe çmontuan një pjesë të rrjetit të tuneleve të grupit në Gazën veriore.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale të IDF-së zbuloi gjithashtu se ata zbulonin tunelet e fshehura të një prej grupeve terroriste, të konsideruara prej kohësh si një sfidë kryesore e sigurisë, e përdorur në të kaluarën për kontrabandë dhe inkursione në Izrael, si dhe një pengesë serioze për forcat izraelite që përpiqen të veprojnë në Gaza.

“Derisa Hamasi po pengon largimin e civilëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, militantët po fshihen brenda rrjetit të tuneleve nëntokësore”, thuhet në postimin e IDF-së në platformën X.

Në kuadër të këtij operacioni izraelitët kanë publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrja IDF-ja.

Ndërkohë edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe nga deti nga ana e ushtrisë izraelite, duke pranuar se kanë goditur mijëra objektiva të Hamasit, raporton Daily Mail.

Më shumë se 240 pengje izraelitë dhe të huaj u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, thonë zyrtarët, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë propozimet për një armëpushim derisa grupi islamik t’i lirojë të gjithë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago