(Video) Çifti bën sherr dhe bie nga ballkoni në trotuar

Një çift i cili ishte duke u grindur me njëri-tjetrin, thyen kangjellat dhe u rrëzua nga ballkoni në trotuar, 7.6 metra lartësi.

https://www.youtube.com/watch?v=Qid6jGj541M&ab_channel=Trevortrevis

Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç u filmuan nga kalimtarët të cilët po filmonin pamjen piktoreske të rrugës në Shën Petersburg, Rusi.

Ata u dërguan me urgjencë në spital ku u operuan për dëmtime serioze, por jo të rrezikshme për jetën. Në video shihet që kangjellat e ballkonit lirohen kur çifti mbështetet mbi to, duke bërë që ata të humbin ekuilibrin dhe të bien.

Autoritetet në Shën Petersburg thuhet se po hetojnë incidentin e çiftit, të cilët pësuan thyerje të gjymtyrëve.

Zyra e prokurorit të shtetit po kontrollon nëse ballkoni ishte i pajisur dobët ose në gjendje të keqe, gjë që çon në ngritjen e akuzave kundër përgjegjësve.