Në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku presidenti Aleksandar Vuçiq raportoi për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ftoi palën serbe që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes.
Ai i kujtoi edhe një fakt presidentit serb.
“E kuptoj nevojën e Serbisë që në procesin e dialogut të angazhohet për interesat e veta, por po ashtu mendoj se pikërisht ky është momenti që opinioni në Serbi të jetë i njoftuar që sot Serbia në Kosovë dhe për Kosovën duhet të bisedojë me njerëzit të cilëve ua ka vra fëmijët”.
E menjëhershme ishte përgjigja e presidentit Vuçiq. Ai i barazoi krimet që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve dhe të shqiptarëve ndaj serbëve.
“Unë nga ju përfaqësuesit shqiptarë kurrë nuk kam dëgjuar se ju keni kryer ndonjë krim. Apo nuk keni bërë? Apo duart e juaja janë të pastra dhe vetëm duart e serbëve janë të përgjakura? Ne jemi kriminelë e ju jeni engjëj qiellorë. E kam vështirë ta besoj këtë tregim dhe në këtë më bindin edhe faktet”.
Kur u ndalën duartrokitjet, Vuçiq tha se kurrë nuk flet keq për shqiptarët, madje nuk mendon se serbët janë më të mirë se shqiptarët. Por, ato shpërthyen përsëri kur i garantoi një gjë Kamberit.
“Serbia kurrë nuk do të lodhet nga populli i vet në Kosovë dhe as nga Kosova”.
Kamberi përsëri kërkoi fjalën.
“Thatë që Saranda Bogujevci ka qenë në Beograd, kjo nuk është ndonjë arsyetim. A është dashur edhe atë ta vrasin?”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…