FOTO&VIDEO

VIDEO: Dhjetëra makina të bllokuara në rrugën e Arbrit prej disa orësh

Kjo është aktualisht situata në rrugën e Arbrit, në aksin Klos-Qafa e Murrizit. Pikërisht në këtë vend, prej orës 14:00, një autokolonë me automjete ka mbetur e bllokuar. Gazetari Neki Feta raporton se vetëm gjatë mbrëmjes ka nisur disi lëvizja e automjeteve, por në mënyrë shumë të ngadaltë. Ndonëse në zonë ndodhen borëpastrueset e shërbimet e policisë, autokolona mbetet në vend.

Është një autokolonë rreth 2 kilometra me mjete të cilat ecin shumë ngadalë, për të mos thënë fare”, raporton gazetari Neki Feta.

Por përveç dëborës, problemi kryesor i krijimit të kësaj autokolone, sipas gazetarit, por edhe disa prej shoferëve që ai mori në intervistë, janë bërë automjetet që nuk janë të pajisur me goma dimri, që lëvizin pa zinxhirë apo edhe futja në kolonë për dy. Për pasojë, si policia ashtu sikurse edhe borëpastrueset nuk po arrijnë që të normalizojnë situatën dhe të rikthejnë qarkullimin normal.

Prej më shumë se 1 ore që jemi në këtu, automjetet nuk kanë lëvizur as 10-15 metra… Ka prani të forcave policore, janë 3 postblloqe të policisë rrugore, dy janë të stacionuara dhe një postbllok me 3 punonjës të ndarë po bëjnë orientimin e mjeteve, duke hapur njërin krah e më pas krahun tjetër për të lëvizur. Gjithsesi, shoferët e papërgjegjshëm dhe gomat verore, bëjnë sërish bllokimin e rrugës edhe pse punonjësit e policinë janë në rrugë e kanë të pamundur t’i disiplinojnë. Janë shoferët që futen në kolonë për dy dhe shpeshherë bllokojnë dhe rrugën”, raporton gazetari Feta.

Këtë e dëshmon edhe një prej shoferëve…

Përse është bllokuar (rruga)?

-Për Zotin ndoshta është gjynah me e thënë, por është mungesë aftësie.

Ju mendoni se është për shkak…

-Jo nuk mendoj, e shoh. Sepse ta kesh makinën me zinxhirë, e të kesh frikë me zbrit. Zbrit mër vlla të ta zbres unë. Nuk dua t’ia le fajin askujt, është mungesë aftësie e disa njerëzve.

Borëpastruese e ka pasur?

-Ka pasur borëpastruese, po si ta zejë unë kështu (rrugën), si do kalojë, ku do shkojë ajo borëpastruesja? Borëpastruese, kripëhedhëse, të gjitha janë, po ku do kalojë ajo? Fajin e kemi ne. Shihe këtu rreshti i dytë, me çfarë të drejte ma zë rrugën? Mungesë kulture e jona, mungesë logjike e jona. Rri në rreshtin tënd, kur të hapet për të gjithë… Jo, o gjeta vend bosh unë, do futem.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago