KRYESORE

Kush është Rasmus Paludan i ekstremit të djathtë, i cili dogji Kuranin pranë Ambasadës Turke në Stokholm?

Rasmus Paludan, lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, dogji një kopje të Kur’anit përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën.

Teksa po digjte Librin e Shenjtë, ai u rrethua nga pjesëtarë të shumtë të policisë dhe askush nuk u lejua t’i afrohej.

Departamenti i Policisë së Stokholmit tha në një deklaratë të premten se danezit iu lejua të zhvillonte një protestë të shtunën pranë ambasadës turke.

Në një deklaratë për mediat suedeze më 15 janar, Paludan tha se nuk do të vijë më në Suedi për të djegur përsëri Kur’anin dhe se policia nuk mund ta mbrojë atë.

Kush është ky politikan i ekstremit të djathtë, shtetas suedez dhe danez, që do që të gjithë myslimanët të deportohen nga Danimarka, ku ai hyri në zgjedhje?

Politikani 41-vjeçar i ekstremit të djathtë, fillimisht avokat, ishte dënuar më parë në Danimarkë me akuzën e “racizmit” për shkak të lidhjeve të tij naziste.

Ai e dogji Kuranin tri herë vitin e kaluar

Rasmus Paludan u bë në qendër të reagimeve duke djegur Kuranin tre herë në pjesë të ndryshme të Suedisë vetëm vitin e fundit.

Udhëheqësi i Stram Kurs  Paludan, vitin e kaluar përballë dogji Kuranin pranë xhamisë Zayed bin Sultan Al Nahyan, e njohur gjithashtu si Xhamia e Stokholmit, në Stokholm, përballë xhamisë Uppsala në lagjen Kvarngrdet të Uppsala, dhe më në fund e dogji librin e Kuranint para xhamisë në Jönköping, ku pati një reagim të madh.

Rreth 40 persona, 26 prej tyre policë, u plagosën nga incidentet.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago