Në video tregohet momenti i aksidentit të trefishtë në brendësi të tunelit të Kalimashit, mbrëmjen e së mërkurës ku mbetën të vdekur dy shtetasve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45 vjeç që shihni dhe në këtë foto. Gjithashtu u plagosën 3 persona të tjerë.
Tv Klan ka publikuar pamjet e ë fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda tunelit, ku siç shihet automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz.
Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova.
Krahas makinës tip “Ford” të viktimave, siç mund të shihni në këtë aksident është përfshirë dhe një autobot, i cili gjithashtu ka marrë një goditje nga makina tip “Mercedes Benz”, me drejtues Arben Berishën.
Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet si shkaktar i aksidentit me dy viktima. Nga hetimet e deritanishme, 48-vjeçari ka dyshime se ka humbur kontrollin mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…