Nga Roland Qafoku
Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë.
Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët. Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.
Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej. Dhe ashtu të përqafuar profesori lëshoi një piskamë: Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?!
Çfarë trishtimi! Ndërsa unë isha me fat që të gjithë këtë skenë e filmova si dëshmitar kur një talent këndon në rrugë, por edhe një momenti kur profesori sheh që atë që dikur e kishte vlerësuar maksimalisht, ta shikonte duke kënduar në rrugë. Ndiqni videon dhe mbani emocionet!