Siç duket edhe nga pamjet në konflikt janë përfshirë mbi 10 nxënës të shkollës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se nga sherri i dhunshëm me grushte dhe thikë kanë mbetur 3 të lënduar, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në pranga ka rënë një 17 vjeçar me iniciale A.K i cili dyshohet si një prej personave kryesor në këtë konflikt.
17 vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”.
NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.