Forcat ukrainase kanë rimarrë pjesët veriore të qytetit të Kupyansk në rajonin lindor të Kharkiv, njoftoi ushtria ukrainase. Komandanti Ihor Obolensky tha se disa fshatra përreth u çliruan gjithashtu si pjesë e operacionit dhe se disa qindra ushtarë rusë u rrethuan.
“Sot mund të themi se rusët në qytet janë tërësisht të izoluar. Për një kohë të gjatë ata nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, dhe tani e dinë se janë të rrethuar”, tha Obolensky për Ukrainska Pravda.
Sipas hartave zyrtare të fushëbetejave të publikuara nga Kievi, të paktën tre fshatra në veri dhe perëndim të Kupyanskut janë rikthyer nën kontrollin e Ukrainës. Moska pretendoi muajin e kaluar se e kishte pushtuar plotësisht qytetin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi fushën e betejës pranë Kupyansk, ku regjistroi një video dhe uroi Ditën e Forcave Tokësore të Ukrainës me tabelën gjysmë të shkatërruar të hyrjes së qytetit. Ai tha se ushtarët ukrainas në zonë po arrijnë rezultate konkrete, duke hedhur poshtë pretendimet ruse për kontroll të plotë të qytetit.
“Sot jam në fushën e betejës së Kupjanskut me ushtarët tanë që po arrijnë rezultate për Ukrainën këtu. Rusët kanë folur shumë për Kupjanskun, le të shohim se si duket”, tha Zelensky, duke falënderuar të gjitha njësitë që morën pjesë në luftime.
Rusia e pushtoi Kupyanskun në javët e para të pushtimit të vitit 2022, por ushtria ukrainase e rimori qytetin më vonë atë vit. Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar përsëriti se Kupyansku ishte në duart e Moskës dhe gjatë një vizite në Kirgistan të enjten ai tha se qyteti ishte “plotësisht në duart tona”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…