Aktori i njohur, Julian Deda, ka zbuluar përmes një postimi prekës në facebook amanetin e fundit të të atit, mjeshtrit të madh Zef Deda.
Ai shkruan se e vetmja gjë që Zef Deda i kërkoi familjes para se të largohej nga kjo botë, ishte të ishin të qeshur.
“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkojë në vend.
Familja jonë falenderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”- shkruan Julian Deda në facebook.
Zef Deda ishte një nga komedianët më të njohur shqiptar, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 24 nëntor, pasi humbi betejën nga një sëmundje nga e cila vuante.
Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe ndoqi politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.- Advertisement
Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me sukses.
Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…