Është shoqëruar në Polici gazetari dhe analisti Alfred Lela, i cili ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar prishjen e tij.
Në video shihet momenti i shoqërimit të tij, i cili pas rezistencës për të mos lejuar policinë, këta të fundit e kanë shtrirë përtokë për disa minuta deri sa kanë mundur ta ndalojnë dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në Polici.
Shoqërimi i gazetarit ndodhi pak minuta pas tensionimit të situatës dhe përplasjes ë qytetarëve dhe artistëve me policinë që po tentonin të çanin gardhin.