Një bombë tymi u hodh drejt kryeministrave të Holandës dhe Polonisë, Dick Schouw dhe Donald Tusk, ndërsa ata mbanin fjalim në një aktivitet përkujtimor në qytetin e Wageningen.
Në një festë të 80-vjetorit të çlirimit të Holandës, kryeministri polak Donald Tusk e gjeti veten në qendër të një incidenti kur një pishtar u hodh në drejtim të tij gjatë ceremonisë, pak para se ai të ndizte “flakëzën simbolike të çlirimit”.
Gjatë ceremonisë, një pishtar ra para këmbëve të kryeministrit polak, i hedhur nga dikush në turmë, disa prej të cilëve mbanin pankarta që kritikonin luftën në Rripin e Gazës. Tusk u hoq menjëherë nga skena.
Sipas raportimeve të mediave botërore, ky incident mund të jetë drejtuar kundër Kryeministrit polak.
Në të njëjtën kohë, gjatë pjesës së mëparshme të ceremonisë, kur foli Ministri Holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans, disa njerëz bërtitën slogane pro-palestineze. Mediat holandeze deri më tani kanë raportuar se ka pasur pesë arrestime.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…