Postriba ka përkujtuar sot 78-vjetorin e lëvizjes së famshme antikomuniste. Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka vendosur gjithashtu një kurorë me lule.
Banorët i kanë thënë Becit që të largohet, por kreu i Bashkisë Shkodër ka thënë se ka qenë aty për t’i respektuar. ‘Ikni komunistë! Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën në burg! Unë nuk e dua respektin tuaj! Po na merrni në qafë!’- tha banori.
“Shqiptar jam dhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve”, ka qenë përgjigja e Becit.
“E kanë kapur atë djalin dhe e çojnë në burg. Hajde se mendohet se bën rrëmujë!’- u shpreh një banor, duke ju referuar një qytetari që sipas tij ishte shoqëruar për të mos shkaktuar trazira sot.
‘30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë! Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona! Të lirohet ai djali.’’- u shpreh një tjetër banor. ‘Njerëz të poshtër! Poshtërsi na bëni ju!’- tha një banor.
Në mënyrë demonstrative, një nga qytetarët ka hequr kurorat me lule të vendosura më parë nga Beci. Pas këtij veprimi, policia ka arrestuar qytetarin Besim Shaba, që hoqi kurorat e kryetarit të Bashkisë.
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…