VIDEO / Kërcet grushti në mes të rrugës në Tiranë, polici mundohet të ndajë dy të rinjtë

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku dy të rinj ushtrojnë dhunë ndaj njëri-tjetrit në kryeqytet.

Në videon e publikuar, dy të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe skafandë, ndërsa në mesin e tyre qëndron një efektiv i policisë rrugore.

Ky i fundit tenton që të ndajë dy të rinjtë, ndërsa goditjet mes tyre vijojnë.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit apo nëse të rinjtë janë shoqëruar në komisariat nga policia.