LAJME

Çka thotë prokuroria e çka familja e Rejhan Belës për natën kritike kur u vra rreshteri Muhamed Lika?

20 ditë pas vrasjes së rreshterit, rreth 170 policë të uniformuar rrethuan herët në mëngjes Kaçanikun.

Në atë aksion u arrestuan 7 persona dhe u bastisën 10 lokacione. Nëntë në Kaçanik e një në një fshat të Klinës.

Po atë ditë, në konferencën për media të Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini u tha se në këtë aksion u sekuestruan dy vetura, telefona mobilë, disa laptopë, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë. Në këtë mes u sekuestrua edhe arma e një zyrtari policor, djali i të cilit ishte në mesin e të arrestuarve.

Në rastin e vrasjes së rreshterit Lika, në kërkesë të prokurorisë drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit për 30 ditë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në natën kritike, të pandehurit, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin Lika, në atë mënyrë që Rejhan Bela me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin.

Shtatë personat e arrestuar, të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Lika, janë Rejhan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka.

Në kërkesë të prokurorisë thuhet se natën kritike rreshteri Lika ishte përcjellë deri në hyrje të banesës së tij, dhe pasi kishte hyrë brenda, teksa po ngjitej shkallëve, i mituri Rejhan bela i shkoi nga mbrapa, ku me ta takuar gjuajti në të me armë zjarri.

Në vendngjarje janë gjetur katër fishekë të kalibrit 9.19 mm.

Nga plagët e marra, rreshteri Lika kishte ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Kaçanik.

Krejt ndryshe nga pretendmet e prokurorisë thotë Sulltan Bela, babai i Rejhanit. Sipas tij, natën kritike djalin e kishte në shtëpi.

Gazetaja: Ku ka qenë Rejhani natën kritike kur është vrarë Muhamed Lika?

Në shtëpi. Bile me neve flejke, që i ndodhi qajo 2 ditë përpara. u tutke e rrijke veç me neve, me mu

Edhe me mamin e vet.

Gazetarja: A ka dalë ndonjë herë në qytet?

Ma vonë tani po, jo në qytet, për shembull ka hyp në kerr me mu e me mamin e vet, te dajtë e

vet ose dikun, edhe natën kur është arrestu ka qenë të miqtë e vëllait në Klinë.

Gazetarja: Me kë ka shku atje?

Me nusen e vëllait të vet.

Gazetarja: Prokuroria ka thënë që Rejhani është parë duke dalë nga banesa e policit, është parë në kamera.

Po mu nuk më intereson çka thotë prokuroria, unë e di që e kam pas djalin në shtëpi, 24 orë, bash në natën kritike”, ka deklaruar Sulltan Bela ekskluzivisht për emisionin MAT në Klan Kosova.,

Tutje, sipas prokurorisë, Rejhan Bela i cili në natën kritike ende s’i kishte mbushur 18 vjet, pas kryerjes së vrasjes ka ikur në drejtim të lokalit Dukagjini, ku është bashkuar me të pandehurin Rilind Murati, i cili ishte duke e pritur dhe së bashku janë larguar duke vrapuar përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”. Nga pamjet e kamerave, thuhet se vërehet që paraprakisht Haki Bela, vëllai i Rejhanit, ishte duke e përcjellë zyrtarin policor nga momenti i daljes nga stacioni, duke i shkuar prapa.

Rreth 14 minuta pas kryerjes së veprës penale nga i mituri, ai i afrohet vendit të ngjarjes, ku qëndron për një kohë dhe pastaj largohet.

Mirëpo, babai i tyre, Sulltani, ndonëse nuk e di me siguri, thotë se Hakiu atë ditë kishte shkuar te shtëpia e tyre për të parë nëse Rejhani ishte aty.

Gazetarja: Ku ka qenë Hakiu natën kritike kur është vrarë rreshteri Lika?

Nuk e di bash saktë ku ka qenë Hakiu, sepse Hakiu është i martuar e i ka dy fëmijë, por Hakiu e ka një shitore përballë mishtores Besa. Hakiu është praktikant pak ma shumë i fesë, është me mjekër, edhe d.m.th kallxojnë edhe qysh me u falë.

Gazetarja: Mbajnë ligjerata?

Po, mbajnë ligjerata.

Gazetarja: Ku ka qenë Hakiu natën kritike kur është vra Muhamet Lika?

Gjatë gjithë natës a? Unë nuk e di, por e di që kish pas ardhë me kqyrë a është Rejhani në shtëpi, këtë e di, pastaj ndoshta ka qenë në shitore, s’e di, nuk them kurrgjë”, tha tutje Bela.

Materiali i përgatitur nga gazetarja Blerta Ahmeti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago