Pavarësisht mospërmbushjes së kërkesave për t’iu mundësuar vizita në Kosovë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ia mësyu Merdares për t’u kthyer mbrapsht për në Serbi.
Qeveria e Kosovës i kërkoi patriarkut që para se të mund të hyjë në Kosovë fillimisht të distancohet dhe të dënojë “përfshirjen aktive të Kishës Ortodokse Serbe në dhënien e mbështetjes ndaj grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat për më shumë se 16 ditë”, ndaj të cilës nuk u përgjigj kryepatriarku.
MPJD e Kosovës u shpreh se nuk ia ka ndaluar vizitën, por se i ka parashtruar disa kërkesa, të cilat ky i fundit nuk i përfilli. Madje ai u nis krye më vete për Kosovë për t’u kthyer nga ishte nisur.
Porfirije, siç raportuan mediat serbe, shihet të qëndrojë në veturë për disa minuta në pikëkalimin kufitar të Merdares mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kthehet mbrapsht për Kurshumli.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…