VIDEO/ Lela heq pantallonat dhe tregon live shenjat e dhunës, Ramës: Mbërthehu, mos më trego mua gishtin!

Ka degraduar debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Alfred Lela gjatë emisionit “Real Story”.

Rama ka kundërshtar Lelën, i cili akuzon policinë se ka ushtruar dhunë në momentin e arrestimit të tij gjatë protestës së 17 majit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Unë nuk shikoj asnjë dhunë, as nuk je shkelmuar e as nuk je grushtuar”, tha Rama.

Ndërsa pas insistimit të Ramës se policia nuk ushrshtruar dhunë, gazetari Lela e ka sfiduar kryeministrin duke hequr pantallonat në studio dhe i ka treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës në trup.