U njohën qysh në fëmijëri, dhe që nga atëherë thonë se u lindi simpatia për njëri-tjetrin.
Kështu Marigona Berisha, një vajzë nga Kosova nuk rreshti kurrë së menduari për shokun e fëmijërisë së saj, ani pse fati e largoi me mijëra kilometra larg tij.
Falë rrjeteve sociale, ata u bashkuan përsëri pas disa viteve, për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre me martesë.
“Jemi taku kur jemi kon fmij edhe gjith kemi nejt bashk. Une kom jetu me gjysherit e babgjyshi jem e ka njoft familjen e tij. Aj gjith ka thon se kena mu kon bashke. Kur i bona 7 vjet erdha n Amerik me jetu me prind edhe na ka hup kontakti veq kurr se kom harru. Foton e kena pas dyt tuj munu me lyp njoni tjetrin. Gjith ju kallxojsha shoqev qe e kom dasht ni djal n kosove amo tash sdi ku osht veq e di qe i ka pas flokt e bardha hahah, mas disa vite me ka gjet ne facebook. Prej qat her kena fol cdo dit 24/7 deri sa na ka ra mu taku apet. Kom nejt n kosove 3 muj edhe jena feju n 2016. Per 1.5 vjet u duft me pas long distance relationship dhe jena bashku n Janar 2018 n Amerik e qe 1 muj e kemi pas darsem. “, ka shkruar kjo vajzë krahas fotografive të publikuara në një grup në Facebook.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…