Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia britanike dhe është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Reading.
Erjon Selivrada është arrestuar pasi më parë kishte sulmuar një një oficer, duke shkaktuar madje edhe një aksident në trafikun rrugor, teksa vrapoi në autostradën A34 për të shmangur arrestimin.
Ngjarja me protagonist Selivradën ndodhi në Newbury, ndërsa Policia e Luginës së Thames njofton se pas përfundimit të dënimit me burg, Selivrada do të deportohet në Shqipëri.
Oficerët po kryenin kontrolle për shpejtësinë në A34, pranë Neëbury më 13 janar të këtij viti, kur panë automjetin e Selivradës që tejkalonte shpejtësinë e lejuar rreth orës 11:00. Ata e ndaluan menjëherë por i riu shqiptar sulmoi një oficer policie për t’u përpjekur të arratisej.
Selivrada më pas kaloi nëpër të dy karrexhatat e A34, duke shkaktuar një përplasje midis dy HGV. Në vendngjarje shkoi Shërbimi Ajror i Policisë Kombëtare, që bënë të mundur lokalizimin nga helikopteri të 30-vjeçarit, të cilit iu gjetën pas kontrollit në automjet8 kg kanabis dhe një sëpatë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…