Në daljen e parë publike së bashku që nga fillimi i pandemisë, çifti i Shtëpisë së Bardhë shfaqet shumë i ftohtë.
Përmes një videoje të bërë virale sëfundmi, Melania refuzon të kapë për dorë Donald Trump dy herë teksa po zbret në formacionin Air Force One.
Presidenti Donald Trump duket se nuk ka raporte dhe aq të mira me bashkëshorten e tij Melani.
Shpesh herë raportet e çiftit janë përfolur në media pasi duken pak të ftohtë me njëri-tjetrin.
Episodi i radhës që e vërteton këtë është një video që është bërë virale sëfundmi ku Melani refuzon të kap për dore Presidentin duke iu shmangur.
First Lady Melania Trump did not take President Trump's hand while walking down the steps from Air Force One along with their son, Barron.
Latest news from the US here: https://t.co/mZeFbm2fmP pic.twitter.com/QDea9YsTB6
— Sky News (@SkyNews) August 17, 2020
Zonja e Parë ka refuzuar dorën e Donald Trump dy herë teksa po zbret në formacionin Air Force One.
Ajo mbante çantën në dorën e majtë dhe në mënyrë të dukshme shmang prekjen e presidentit.
Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që çifti shfaqen publikisht me njëri-tjetrin.
Por edhe këtë herë u bënë pjesë e komenteve të shumta në media sociale.
Veprimin e ka komentuar edhe ylli i popit Rihana duke ripostuar videon në Twitter me mbishkrimin “Melania pëlqen artin” e ndjekur nga hashtag me numrin e ditëve të mbetura deri në zgjedhje.
Kjo nuk është hera e parë që Melani shmang publikisht Presidentin pasi edhe në muajin janar, Melania tërhoqi papritmas dorën nga burri i saj, ndërsa po merrte pjesë në Kampionatin e Futbollit të Kolegjit në New Orleans.