Portieri 88-vjeçar uellsian Alan Camsell nuk filloi të luante futboll deri në moshën 40 vjeç, por pothuajse pesë dekada më vonë ai ende i qëndron besnik fushës së blertë një herë në javë.
Camsell luan në portë për Penrhyn Bay Strollers FC, një ekip futbolli lokal me bazë në Llandudno, anëtar i Federatës së Futbollit të Uellsit. Ai është tre vjet më i madh se lojtari më i vjetër në Britani, 85-vjeçari Dickie Borthwick, i cili luante me AFC Wyke Smugglers para bllokimit të parë pandemik, vitin e kaluar.
Duke folur për BBC, Camsell tha: “Zemra ime po rrah për bukuri, edhe frymëmarrja nuk më shqetëson, e di që sporti po më bën mirë. Unë jam akoma këtu, 88 vjeç, dhe ende po e shijoj futbollin. Në fakt, këtë sport e fillova në moshën 40-vjeçare. E dini, kur fillova, isha mjaft i shpejtë për të shënuar gola. Ndërsa plakeni, ju lodheni dhe ktheheni në portë për të marrë frymë”.
Camsell ka parë shokët e tij të skuadrës të largohen, ndërsa ai vetë luan tani me nipërit e disa prej tyre: “E fillova me një ekip burrash dhe me kalimin e viteve ata ose lëvizën, ose u larguan, ose u plakën shumë. Më pas luajta me djemtë e tyre, tani edhe me nipërit e tyre. Pra, vazhdoj të luaj me 30-vjeçarët, edhe pse vetë i kam kaluar të 80-tat. Kur u kthyem pas bllokimit prej pandemisë, kishte edhe 25-vjeçarë midis nesh”.
Pavarësisht nga mosha e tij, Camsell nuk e lejon dhimbjen ta mposhtë: “Dikur mendoja se isha mirë, por kohët e fundit kam kuptuar se po bëhem pak i ngadalshëm. Topi kalon poshtë meje kur jam ende duke u zhytur. Edhe çfarë? Është vetëm argëtuese”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…