Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një burrë është kapur pas një helikopteri ndërsa ky po ngrihej nga një dasmë, duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur Stephen Odhiambo Ouma, 28 vjeç, qëndron i varur qindra metra mbi tokë, ndërsa turmat në tokë shpërthejnë në britma e lutje për shpëtimin e tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Rapogi nw Kenia. Ouma thuhet se i kishte kërkuar pilotit dhe pasagjerëve të helikopterit para dhe një udhëtim drejt Nairobisë, por pasi u refuzua, u kap pas helikopterit në momentin që ai u ngrit në ajër, shkruan A2 CNN.
Piloti, sapo vuri re pasagjerin e paftuar, bëri një ulje emergjente në një fushë afër. Ouma më vonë u shpreh për mediat lokale se ishte “i lehtësuar” që zbriti, pasi kishte filluar të ndiente lodhje në ajër – por ai mbeti i pa penduar dhe deklaroi se do ta përfundonte udhëtimin 65-minutësh pa problem.
Ai madje tha se për të, që zakonisht lëviz me gomar, ky fluturim ishte një përjetim historik, duke shtuar se nuk kishte ndier fare të ftohtin dhe kishte mbajtur shapkat veshur.
Policia e arrestoi Ouma në banesën e tij dhe pritet të ngrejë akuza për rrezikim të jetës së tij dhe të të tjerëve.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…