LAJME

Video që shokoi Turqinë, 19-vjeçari qëllon me tre plumba pas shpine taksistin

Video e filmuar brenda një taksie, që tregon një 19-vjeçar, i cili qëllon me gjakftohtësi tre herë pas shpine shoferin e mjetit, ka shokuar Turqinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge ka marrë në taksinë e tij 19-vjeçarin. I riu në fund të udhëtimit e pyet se “sa kushton rruga” dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai nxjerr pistoletën dhe e qëllon tre herë.

Para se të largohet ai bën sikur kërkon para në xhep dhe i thotë me sarkazëm ‘221 lira vëlla’. Më pas në video, 19-vjeçari shihet duke u ulur në sediljen e pasagjerit, duke kërkuar para në taksi dhe duke i thënë 44-vjeçarit se “nuk duhet t’i besojë të gjithëve”.

Ministri turk i Shëndetësisë njoftoi se taksisti 44-vjeçar u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë. Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.

Siç rezultoi nga hetimet e policisë, 44-vjeçari, kur është ndalur për të marrë 19-vjeçaren, është dukur i shqetësuar nga fakti se i riu ka qenë i maskuar.

“Jam i sëmurë, prandaj e mbaj veshur”, ka thënë i riu.

Taksisti i ka thënë: “Askush nuk do t’ju marrë në taksi nëse mbani maskë. Por a duhet t’i lëmë njerëzit në rrugë në një mot të tillë? Është acar.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

36 sekonda ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

36 minuta ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

45 minuta ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

15 orë ago