VIDEO/ Shoferët “fluturojnë” në Tiranë, policia bllokon 19 patenta

Dy shofere janë vënë në pranga dhe 19 lejë drejtimi janë hequr nga policia e Shtetit, në kuadër të kontrolleve të ushtruara me Radar në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.


Sipas uniformave blu gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e kaluar, policia ka kapur drejtues mjetesh me shpejtësi skëterrë deri në 198 km/h, si dhe shoferë të dehur në timon.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e 🥃.

📹 rregjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi per 🛫, por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

📟 shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymemarrjen e një drejtuesi mjeti pune! Papërgjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale 🚑, për jeten e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane te Shqiperise, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me te përqëndruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ✍👮🏻♀ 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

#StopAlkoolitNeTimon

#StopShpejtesiseSeLarte

#ShpetoJeteDukeNgadalsuar

#ShpetoJeteDukeRespektuar./